Pamje nga ajri e Lundres, me ndertesen e kulles ne mes

Vendi

Shtatori, i parë nga lart

Një pamje nga ajri tregon diçka që nga toka nuk duket: sa pak nga kjo kodrër është ndërtesë dhe sa shumë është ende kopsht, vreshtë dhe pemë.

8 shtator 2026

Kur dikush mbërrin te porta, sheh godinën: fasadën e bardhë, kullën në mes, shkallët prej guri. Èshtë pamja që na përfaqëson, dhe është pamja më e paplotë që ekziston për këtë vend.

Nga lart proporcioni ndryshon. Godina zë një cep. Pjesa tjetër , njëzet mijë metra katrorë, është oborr, kopsht, shtigje nën pemë, terraca dhe këndi i lojërave. Pas tyre nis kodra që mban dyqind mijë metra katrorë hardhi.

Catia me panele diellore dhe oborri i pare nga ajri

Panelet në çati

Nga ajri duket edhe diçka që nga toka nuk e vë re njeri: e gjithë faqja jugore e çatiës është e mbuluar me panele diellore. Një fermë që mban frigoriferë për qumështin dhe një kuzhinë që punon çdo ditë ka nevojë për rrymë; këtu një pjesë e mirë e saj vjen nga dielli mbi kokë.

Dhe mali

Në sfond është Dajti, nëntë kilometra e gjysmë larg. Dhomat që shikojnë nga lindja e kanë përballë gjithë ditën; në shtator, kur ajri pastrohet pas vapës, duket aq afër sa mendon se ke për të ecur deri aty.

Mirë se vini

Ejani një të diel.

Rezervoni një tryezë ose pyesni për një dhomë. Ju përgjigjemi brenda ditës.