
Historia
Tridhjetë e dy vjet në të njëjtën kodër.
Nisi si një restorant i vogël familjar në vitin 1994. Sot ka edhe një fermë, një baxho dhe njëmbëdhjetë dhoma.
Familja Tufa
E drejton Ardian Tufa. Për të gjithë këtu, Nari.
Restoranti mban emrin e tij. E hapi në vitin 1994 në një kodër të rrethuar me hardhi dhe ullinj, dhe që atëherë e drejton bashkë me familjen e tij.
Klientët e parë vijnë edhe sot, tani bashkë me fëmijët dhe nipërit.
1994Viti i parë
2012Godina e sotme
11Dhoma
140Dhi alpine
Toka
Vreshtat, ullishtat dhe kopshti janë rritur bashkë me restorantin. Sot prej tyre vjen pjesa më e madhe e asaj që shërbehet në tryezë.

Kronologji
Si u rrit
1994
Hapet restoranti i parë, familjar, në kodrat e Lundrës
Vitet 2000
Nisin ferma dhe baxhoja; menuja mbështetet në prodhimin tonë
2012
Përurohet godina e re, 2.000 m² dhe 20.000 m² gjelbërim
2020
Në janar hapen njëmbëdhjetë dhomat e bujtinës
Sot
Restorant, bujtinë, fermë, baxho dhe katering për shkolla
Vendi
Lundër, Tiranë








Mirë se vini
Ejani ta shihni vetë.
Një drekë e gjatë, një natë në bujtinë, ose thjesht një shëtitje nëpër fermë.