Terrace me tavolina e karrige te bardha dhe nje kolltuk i varur

Stina

Gushti në terracë

Në gusht asnjë tryezë nuk mbetet brenda para orës tetë. Si e përdorim oborrin kur vapa bie dhe kodra fillon të ftohet.

22 gusht 2026

Lundëri është pesë kilometra nga qendra e Tiranës dhe rreth dyqind metra më lart. Nuk duket shumë në hartë, por në gusht ndihet: nga ora shtatë e mbrëmjes ajri këtu lëviz, ndërsa poshtë në qytet qëndron.

Prandaj në gusht tryezat dalin jashtë. Terraca rri në hije gjithë pasditen; nën pergolën e mbuluar me hardhi ka vend për tryezat e gjata, ato që shtrohen për familjet e mëdha dhe rrinë deri vonë.

Hapesira e ngrenies ne ajer te hapur nen pergolen me gjelberim

Çfarë hahet jashtë

  • Sallatë fshati me domate të kopshtit dhe djathë të bardhë të baxhosë
  • Perime në zgare, të vjela po atë mëngjes
  • Mish i pjekur në zjarr: qengj, kec, brinja
  • Pica nga furra me dru, me brum të hapur në dorë
  • Verë e ftohtë shtëpie, Cabernet ose Merlot

Dhe për fëmijët

Këndi i lojërave është në sy të tryezave, jo pas ndërtesës. Èshtë një detaj i vogël që ndryshon shumë: prindërit hane të qetë, fëmijët luajnë pa dikë pas tyre, dhe darka zgjat sa duhet.

Mirë se vini

Ejani një të diel.

Rezervoni një tryezë ose pyesni për një dhomë. Ju përgjigjemi brenda ditës.