Pica ne furren me dru, me flaken pas saj

Kuzhina

Furra me dru, dy herë në ditë

Ndizet para drekës dhe përsëri para darkës. Prej saj dalin buka e ditës, picat me brum të hapur në dorë dhe tavat që duan dy orë mbi prush.

4 gusht 2026

Furra me dru është pjesa më e vjetër e kuzhinës dhe e vetëmja që nuk është ndërruar kurrë. Ndizet para drekës, lëhen drutë të bëhen prush, dhe pastaj punon pa pushim deri në mbyllje.

Buka, e para

Sapo furra merr temperaturën, hyn buka. Pastaj pica, brumi hapet me dorë, jo me makinë, dhe qëndron brenda vetëm sa duhet që skajet të nxihen pak pa u tharë mesi.

Tava me mish te pjekur duke dale nga furra

Dhe tavat, të fundit

Kur zjarri bie dhe mbeten vetëm muret e nxehta, hyjnë tavat: mish që piqet ngadalë, perime të rrënjës, gjithçka që ka nevojë për kohë më shumë se për flakë. Kjo është arsyeja pse tava e mishit këtu ka atë shije që nuk del në një furrë elektrike.

Gatimet e plota janë te faqja e Restorantit.

Mirë se vini

Ejani një të diel.

Rezervoni një tryezë ose pyesni për një dhomë. Ju përgjigjemi brenda ditës.