Pamje nga ajri e Lundres, me ndertesen e kulles ne mes

Galeria

Nari Lundër, në fotografi.

228 fotografi, të ndara në 9 kategori: vendi, sallat, kuzhina, dhomat, oborri, ferma, pritja, eventet dhe njerëzit.

Si ta lexoni

Nëntë kategori, një vend.

Këto fotografi vijnë nga tre burime: arkivi i vjetër i restorantit, llogaria jonë në Instagram dhe seti profesional që përdorim në kanalet e rezervimit. Asnjëra nuk është e sajuar dhe asnjëra nuk tregon diçka që nuk e keni përpara kur vini.

Zgjidhni një kategori nga rreshti më poshtë për ta parë të vetëm, ose klikoni një fotografi për ta hapur të madhe. Me tastet ‹ dhe › kaloni nga njëra tek tjetra.

Vendi

Vendi

Godina, oborri dhe kodrat e Lundrës të para nga toka dhe nga ajri. Kulla në mes të çatiës është e njëjta që na bëri stemën.

Sallat dhe tryezat

Sallat dhe tryezat

Dy mijë metra katrorë brenda, me 130 tavolina. Këto janë sallat ashtu siç shtrohen për drekë, para se të mbërrijnë miqtë.

Kuzhina dhe pjatat

Kuzhina dhe pjatat

Gatimet që dalin nga zjarri, nga furra me dru dhe nga baxhoja. Menuja ndryshon me stinën, prandaj disa nga këto pjata i gjeni vetëm në muaj të caktuar.

Dhomat dhe banjot

Dhomat dhe banjot

Njëmbëdhjetë dhoma mbi oborr, gjashtë tipe. Të gjitha me mur guri, dysheme druri dhe pamje nga kodrat.

Oborri, terraca dhe lojërat

Oborri, terraca dhe lojërat

Njëzet mijë metra katrorë gjelbërim: terraca nën hije, pergola me hardhi, shtigjet mes pemëve dhe këndi i lojërave për fëmijët.

Ferma dhe vreshtat

Ferma dhe vreshtat

Një kilometër e gjysmë larg restorantit: dhitë alpine, baxhoja, shpezët dhe dyqind mijë metra katrorë vreshta mbi kodrën lindore.

Pritja dhe pikturat

Pritja dhe pikturat

Recepsioni, sallonet dhe korridoret. Punimet nëpër mure janë të piktorëve shqiptarë, të mbledhura ndër vite nga familja.

Evente dhe panaire

Evente dhe panaire

Dasma, pagëzime dhe festa familjare në salla e në oborr, dhe stenda jonë në panairin bujqësor në sheshin “Skënderbej”.

Njerëzit

Njerëzit

Kuzhinierët, kamarierët dhe furrtari. Shumica punojnë këtu prej vitesh; disa që nga koha kur restoranti kishte vetëm pak tryeza.

Mirë se vini

Ejani të shihni vetë.

Rezervoni një tryezë, pyesni për një dhomë ose caktoni një vizitë në fermë dhe në baxho.