Salla e restorantit me dritare te medha nga dyshemeja ne tavan

Restoranti

Mish i pjekur në zjarr, nga toka jonë.

Një kuzhinë tradicionale që gatuan me atë që rrit vetë , dhe një sallë me pamje nga kodrat e Lundrës.

Që nga 1994

Fillimi i gjithçkaje.

Restoranti nisi në 1994 si një vend i vogël familjar. Godina e sotme u përurua në 2012: 2.000 m² brenda dhe rreth 20.000 m² gjelbërim përreth.

Menuja nisi tradicionale dhe mbeti e tillë: mish i pjekur, perime të stinës, djathë e kos nga baxhoja jonë. Me vitet iu shtuan edhe gatime ndërkombëtare, sepse klientët i kërkuan.

Historia jonë
130Tavolina
500Vende
2.000 m²Brenda
20.000 m²Gjelbërim

“Një restorant familjar me më shumë se 25 vjet histori, i njohur për atmosferën e ngrohtë familjare.”

Regjistri kombëtar i agroturizmit

Në tryezë

Nga zjarri

Mish i pjekur në zjarr dhe në furrë: qengj, kec, pulë fshati dhe brinja. Gatimi më i vjetër që dimë dhe ai për të cilin na kërkojnë më shumë.

Tave me mish te pjekur dhe perime ne tryeze
Pjate me djathe te bardhe nga baxhoja e fermes

Nga baxhoja

Djathë i bardhë, kos, gjalpë dhe gjizë, të gjitha nga qumështi i 140 dhive alpine të fermës sonë, 1.5 km më tutje.

Shiko fermën

Nga vreshta

Verë shtëpie nga 200.000 m² vreshta: Cabernet dhe Merlot. Nga rrushi vendas Shesh dhe Muskat bëjmë rakinë.

Rafti i veres me shishe nga vreshtat e Nari Lunder
Furra me dru me picen gati per ne zjarr

Nga furra me dru

Furra me dru ndizet çdo ditë para drekës. Prej saj dalin pica me brum të hapur në dorë, buka e ditës dhe tavat me mish që piqen ngadalë mbi prush.

Nga kopshti

Perime të stinës, barishte dhe vaj ulliri nga ullishtat tona. Çfarë nuk rritet këtu, vjen nga fermerë fqinjë që i njohim me emër.

Oborri me lule dhe pemet perreth godines

Jashtë

Terraca

Nga pranvera në vjeshtë tryezat dalin jashtë. Terraca rri në hije gjithë pasditen dhe shikon nga kodrat; kuzhina dhe shërbimi janë të njëjtat si brenda.

Terrace me tavolina e karrige te bardha dhe nje kolltuk i varur
Hapesira e ngrenies ne ajer te hapur nen pergolen me gjelberim

Nën pergolë

Nën pergolën e mbuluar me hardhi ka vend për tryeza të gjata: vendi ku zakonisht ulen familjet e mëdha dhe grupet që rrinë gjatë.

Praktike

Para se të vini

Për grupe mbi 20 veta, na njoftoni një ditë më parë.

Orari
Çdo ditë 07:00–23:55
Kapaciteti
130 tavolina, deri në 500 vende
Ambientet
2.000 m² brenda · 20.000 m² oborr dhe kopsht
Kuzhina
Mish i pjekur në zjarr dhe në furrë, gatime tradicionale dhe ndërkombëtare
Qilari
Cabernet dhe Merlot nga vreshtat tona · raki Shesh e Muskat
Parkimi
Falas, brenda oborrit

Në menë

Gatimet që na kërkoni më shumë.

Nuk kemi një menë të ngrirë: ndryshon me stinën dhe me atë që jep ferma. Këto janë gatimet që nuk mungojnë kurrë nga tryeza. Shiko menun e plotë

Mish i pjekur ne tave me sallate te fresket
Tavë mishi

Nga furra

Mish në tavë balte me perime të stinës, pjekur ngadalë në furrë.

Brinja te pjekura me limon dhe sallate
Brinjë në zgare

Nga zjarri

Brinjë të pjekura në zjarr, me limon dhe sallatë të fresket.

Pjate me mish te pjekur dhe sallate jeshile
Qengj dhe kec

Nga zjarri

Qengj e kec të pjekur në zjarr, gatimi më i vjetër që dimë.

Pjate meze me djathe, domate dhe speca te fresket
Djathë i freskët

Nga baxhoja

Djathë i bardhë nga qumështi i dhive alpine, bërë të njëjtën javë.

Pjate me djathe te bardhe, arra dhe perime te fresketa
Meze fshati

Nga baxhoja

Djathë, arra, ullinj dhe perime të fresketa, si nis çdo tryezë.

Pjata me sallate fshati, djathe dhe perime te pjekura
Sallatë fshati

Nga kopshti

Domate, kastravec, qepë dhe djathë i bardhë, me vaj ulliri nga ullishtat tona.

Perime te pjekura ne zgare me djathe
Perime në zgare

Nga kopshti

Perime të stinës në zgare, shërbyer me djathë dhe barishte.

Rafti i veres me shishe nga vreshtat e fermes
Verë shtëpie

Nga qilari

Cabernet dhe Merlot nga 200.000 m² vreshta: dhe raki Shesh e Muskat.

Darke familjare me gatime tradicionale dhe vere shtepie
Tryeza e shtruar

Për familjen

Gatimet vijnë në mes të tryezës dhe ndahen, si në çdo shtëpi.

Salla dhe oborri

Ambientet

Salla kryesore me tavolina druri dhe dritare nga dyshemeja ne tavan
Salla e restorantit e zbukuruar per festat e fundvitit
Salla e brendshme me kolona dhe tavolina te shtruara
Salla e shtruar me ndricim te ngrohte dhe mur me vere
Salla e madhe e pergatitur per nje ngjarje
Salla e gjate me rafte vere dhe tavolina te shtruara
Kopshti i jashtem me cadra dhe karrige te bardha
Kopshti i gjelber ne muzg me tryeza ne sfond

Pyetje të shpeshta

Para se të vini

Cili është orari dhe adresa?

Hapur çdo ditë 07:00 - 23:55, në Rrugën e Vilave Nr. 79, Lundër 1013, Tiranë.

A duhet rezervim?

Për fundjava dhe për grupe po, me një telefonatë në +355 69 207 4573.

Sa tavolina ka restoranti?

Njëqind e tridhjetë tavolina, brenda dhe në oborr, me kapacitet deri në pesëqind të ftuar.

Çfarë gatuani?

Mish i pjekur në zjarr me dru, pica nga furra, rizoto, meze dhe sallata me djathë e kos nga baxhoja jonë.

A ka hapësirë për fëmijë?

Po, ka një kënd lojrash në oborr.

A keni verë tuajën?

Po. Vera vjen nga vreshtat tona, Cabernet dhe Merlot, bashkë me raki të prodhuar po këtu.

Rezervime

Një tryezë ju pret.

Për drekë, darkë ose një fundjavë me familjen. Rezervimi bëhet me një telefonatë ose një mesazh.